Forca-Futsal Shkupi, derbi u takoi mysafirëve

Futboll

Forca-Futsal Shkupi, derbi u takoi mysafirëve

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 15:41
Forca-Futsal Shkupi, derbi u takoi mysafirëve

E mbushur dukej tribuna derisa futsallistët e të dyja ekipeve filluan defilimin e tyre në parketin e palestrës sportive “Faik Konica” në Sllupcan, raporton Open-TV.

Ndeshja u përshkrua nga një rivalitet i madh sportiv në fushë, me raste dhe gola nga të dyja anët, përmbysje të rezultatit, ku edhe portierët patën shumë punë mbrëmë.

Në një atmosferë të bukur sportive, kampioni aktual Futsal Shkupi ka dalë fitues në derbin e madh të javës së tretë, duke e mposhtur Futsal Club Forcën 3-2.

Golat për Futsal Shkupi, që udhëhiqet nga trajneri ambicioz Ferid Agushi (herë pas here aktivizohej edhe në lojë), i shënuan Rexhep Sulejmani, Arsim Fazliu dhe Ismet Ceka, ndërsa për Futsal Club Forca, Visar Aliji shënoi dy herë nga penalltia.

Fusal Shkupi kaloi i pari në epërsi me golin e Sulejmanit, 0-1, më pas ndodhi përmbysja e rezultatit 2-1 për Futsal Forca me golat nga penalltia të Visar Alijit.

Në vazhdim të lojës ishin mysafirët që arritën të bëjnë kthesë në rezultat me golat e Cekës dhe Fazliut, ndërsa një penallti e huqi Artan Junuzi.

Forca nuk u dorëzua deri në sekondat e fundit, dhe sikur Bilalli të ishte më i koncentruar para portës mysafire ndeshje do të mbyllej me barazim 3-3, që do të ishte epilog real i takimit, por ai qëlloi shtyllën e djathtë pingule.

Futsal Shkupi pati shumë fat në ato momente dhe në fund iu gëzua fitores së madhe..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat