Fund dramatik

Futboll

Fund dramatik

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 23:14
Fund dramatik

Fund dramatik, por pa fitues, në ndeshjen Sevilla – Valencia për javën e 10-të të La Ligas. U luajtën plot 104 minuta lojë, madje u akordua një 11-metërsh në favor të ekipit të Gattusos në minutat e fundit të shtesës, por portieri Bono bën mrekullinë përballë Gayas së Valencias.

Përfundoi 1-1 në “Sanchez Pizjuan” një takim që mund të ishte fituar si nga Sevilla ashtu edhe nga Valencia, por në fund pika e marrë nga skuadra e Jorge Sampaolit u festua si fitore.

Takimi, në fakt, u zhbllokua që në minutën e 6-të nga një “ujk” i vjetër i sulmit, Edinson Cavani. Goli i barazimit do të vinte vetëm katër minuta para përfundimit të kohës së rregullt dhe mban firmën e Lamelas, i cilësuar në fund njeriu i ndeshjes.

Sevilla bëri gjithçka në minutat e fundit për ta fituar ndeshjen, por rrezikoi seriozisht të humbiste kur pas një kundërsulmi të Valencias Kluivert u pengua fillimisht jashtë zonës por vijoi aksionin, me kryesorin që pasi u konsultuar me sistemin VAR akordoi 11-metërsh dhe karton të kuq për Salas.

Mjaftonte që Gaya të realizonte përballë Bonos e festa do të ishte për Valencias, por portieri mik ia kuptoi krahun, me “Sanchez Pizjuan” që shpërtheu në festë sikur të ishte një gol fitoreje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat