Çfarë thuhet për Tuchelin?

Futboll

Çfarë thuhet për Tuchelin?

Më: 19 tetor 2022 Në ora: 13:38
Thomas Tuchel

Trajneri i shkarkuar i Chelseat, Thomas Tuchel, raportohet se pak ditë më parë, kishte refuzuar skuadrën spanjolle, Sevilla.

Sevilla siç raportojnë mediat e huaja, kishin kontaktuar Tuchel para së të emëronte Jorge Sampaolin në krye të bankinës së skuadrës spanjolle, por Tuchel i kishte thënë ‘JO’ Sevillas pasi strategu gjerman kërkon një ‘sfidë më të madhe”.

Kujtojmë se Tuchel ishte shkarkua muajin e kaluar nga Chelsea pas një fillimi të dobët të londinezëve.

Ndërkohë, Sevilla i besoi Sampaolit pasi u nda me Lopeteguin dy javë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat