Rushiti: Malisheva dha gjithçka që ka pasur ndaj Ferizajt

Futboll

Rushiti: Malisheva dha gjithçka që ka pasur ndaj Ferizajt

Më: 19 tetor 2022 Në ora: 16:32
Rushiti: Malisheva dha gjithçka që ka pasur ndaj Ferizajt

Malisheva ka shënuar fitore të thellë në duelin kundër Ferizaj që i ka takuar javës së 12-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra e Sami Sermaxhajt ka triumfuar 0:6 ndaj Ferizajt në stadiumin me bari sintetik të këtij qyteti.

Ndihmëstrajneri i Malishevës, Petrit Rushiti ka thënë se futbollistët kanë dhënë gjithçka që kanë pasur në përballje ndaj Ferizajt.

“Kemi ardhur për fitore në Ferizaj dhe jemi të kënaqur që ia dolëm ta fitojmë ndeshjen. Kjo fitore na jep një shtytje.

Sot kemi dhënë gjithçka që kemi pasur. Besoj shumë në një punë më të madhe dhe me rezultate tjera pozitive. Normal që më vjen keq për Ferizajn, pasi është skuadër që ka cilësi. Megjithatë u duhet kohë për t’u përshtatur”, ka thënë Rushiti për Art Sport.

Malisheva ka tani 11 pikë në pozitën e shtatë, kurse Ferizaj përmbyll renditjen tabelore me tetë pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat