Milani mendon opsionet tjera

Futboll

Milani mendon opsionet tjera

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 11:12
Milani mendon opsionet tjera

AC Milan raportohet se është duke menduar për pasuesin e Leao-s.

“Rossonerët” dhe sulmuesi portugez ende nuk kanë arritur akordin për marrëveshjen e re.

Sipas mediave italiane, kampionët në fuqi të Italisë, në rast së dështojnë të rinovojnë kontratën me Leao, do të shikojnë opsionet tjera.

Sulmuesi i Chelsas, Ziyech dhe Noa Lang thuhet se janë të preferuarit e Milanit për zëvendësues të mundshëm te portugezit.

Ndryshe, Leao është duke u monitoruar nga top-klubet evropiane.

Portugezi tashmë është një nga lojtarët kryesor në skuadrën e Stefano Piolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat