Vëllaznimi i tronditur, Gjakova e heshtur! Trepça as në tokë e as në qiell!

Futboll

Vëllaznimi i tronditur, Gjakova e heshtur! Trepça as në tokë e as në qiell!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 20 tetor 2022 Në ora: 18:30

A ka kush i del zot Vëllaznimit të Gjakovës? Vëllaznmii po shkon rrugës së Besës së Pejës, po rrëshqet në kategorinë e tretë përkatësisht në Ligën e Dytë të Kosovës në futboll.

Dhjetë ndeshje, vetëm një barazim, nëntë humbje, është alarm për gjithë qytetin e Gjakovës!   

Vëllaznimi i tronditur, Gjakova e heshtur!

Pas Besës edhe Vëllaznimi po i troket e keqja, largimi nga liga! 

Fundosen në renditje me vetëm një pikë!

Bilanci më i keq në histori të ekzistimit të klubit me renome!  

Ata sot u mposhtën me rezultat 1:0 nga Drenasi, duke pësuar edhe një goditje të rëndë!

Trepça as në tokë e as në qiell! Skuadra me renome nga Mitrovica sot ka pësuar humbje si vendas me rezultat 1:2 nga Phoniex. 

Dy skuadra me renome Vëllaznimi dhe Trepça përmbyllin fundin e renditjes!

Liga e Parë e Kosovës, Grupi A

rezultatet
Rilindja 1974 - Feronikeli 74 1:3
Istogu - A&N 1:0
Liria - Rahoveci 2:3
Trepça - Phoniex 1:2
Drenasi - Vëllaznimi 1:0
Tabela
1. Feronikeli 74    10    6    3    1    19:8    21
2. Rahoveci    10    6    2    2    16:10    20
3. Istogu    10    5    3    2    16:12    18
4. Drenasi    10    5    3    2    10:7    18
5. Phoenix    10    5    1    4    14:12    16
6. Liria    10    4    3    3    15:12    15
7. Rilindja 1974    10    2    5    3    10:12    11
8. A & N    10    3    1    6    8:15    10
9. Trepça    10    2    2    6    11:19    8    10
10. Vëllaznimi    10    0    1    9    5:17    1

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat