Një shqiptar trajner i parë në klubin e njohur të Serisë A

Futboll

Një shqiptar trajner i parë në klubin e njohur të Serisë A

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 19:13
Dritan Dervishi

Një shqiptar trajner i parë në klubin e njohur të Serisë A!

Një shqiptar trajner i Veronës në Serinë A.

Duket e pabesueshme, por është e vërtetë.

Dritan Dervishi, ish-drejtor sportiv i Partizanit, një bashkëpunëtor i hershëm i klubit italian, do të jetë zyrtarisht trajner i skuadrës së parë të Veronës, edhe pse punën në terren do ta bëjë Salvatore Bocchetti.

Arsyeja është e thjeshtë: Bocchetti nuk është pajisur me licencën UEFA Pro dhe nuk mund ta ndjekë kursin në Coverciano para qershorit të ardhshëm (2023), kështu që me letra këtë pozicion do ta mbajë Dritan Dervishi, që i cili ka ndjekur kursin për licencën UEFA Pro në Federatën Shqiptare të Futbollit, që njihet në të gjithë botën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat