Vjen reagimi i Ronaldos: Të dorëzohesh para presionit nuk është një opsion

Futboll

Vjen reagimi i Ronaldos: Të dorëzohesh para presionit nuk është një opsion

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 22:40
Cristiano Ronaldo

Refuzimi për tu inkuadruar në lojë në minutat e fundit të fitores së Manchester United kundër Tottenhamit i ka kushtuar shumë superyllit portugez, Cristiano Ronaldo.

United e mposhti mbrëmë Tottenhamin e Antonio Contes me shifrat 2:0, por i gjithë fokusi ishte te largimi i Ronaldos nga “Old Trafford” para fishkëllimës së fundit të gjyqtarit.

Ronaldo thuhet se u largua nga stadiumi në shenjë proteste për minutazhën e tij te United, gjë për të cilën edhe refuzoi të inkuadrohet në lojë.

United e ka përjashtuar tani Ronaldon nga ekipi i parë, dhe se ylli portugez do të stërvitet i vetmuar, dhe këto kanë qenë vendimet e prera të trajnerit, Erik Ten Hag.

Por, reagimi i Ronaldos ka qenë i shpejtë, ku superylli portugez dukej se ishte pajtuar me këtë vendim të United, pasi që tha se ky është klubi i Manchester United dhe se të bashkuar duhet të qëndrojnë.

Po ashtu, Ronaldo tha paralajmëroi se së shpejti do të rikthehet së bashku me skuadrën e “Djajve të Kuq”.

“Siç kam bërë gjithmonë gjatë karrierës sime, përpiqem të jetoj dhe të luaj me respekt ndaj kolegëve, kundërshtarëve dhe trajnerëve të mi. Kjo nuk ka ndryshuar, nuk kam ndryshuar. Unë jam i njëjti person dhe i njëjti profesionist që kam luajtur për 20 vitet e fundit duke luajtur futboll elitar dhe respekti ka luajtur gjithmonë një rol shumë të rëndësishëm në procesin tim të vendimmarrjes.

Fillova shumë i ri, shembujt e lojtarëve më të vjetër dhe më me përvojë ishin gjithmonë shumë të rëndësishëm për mua. Prandaj, më vonë, gjithmonë jam përpjekur të jap vetë shembullin për të rinjtë që u rritën në të gjitha skuadrat që kam përfaqësuar. Fatkeqësisht kjo nuk është gjithmonë e mundur dhe ndonjëherë disa çaste të momentit prodhojnë më të mirën nga ne.

Tani për tani, thjesht ndjej se duhet të vazhdoj të punoj shumë në Carrington, të mbështes bashkëlojtarët e mi dhe të jem gati për gjithçka në çdo lojë të caktuar. Të dorëzohesh ndaj presionit nuk është një opsion. Nuk ka qenë kurrë. Ky është Manchester United dhe ne duhet të qëndrojmë të bashkuar. Së shpejti do të jemi sërish bashkë”, shkruante Ronaldo në “Facebook”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat