Ish-trajnerit të Milan dhe Monza-s nuk i del “inati” me Berlusconin

Futboll

Ish-trajnerit të Milan dhe Monza-s nuk i del “inati” me Berlusconin

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 22:58
Cristian Brochhi

“Sa i përket Berlusconit, emri i ‘arrës së kokosit’ vazhdon të më zemërojë shumë.”-kështu u shpreh ish-trajneri i Milan dhe Monza-s, (më saktë trajneri që ngjiti Monza-n në Seria A) Cristian Brochhi, në një intervistë për mediet italiane.

Më tej ai shtoi se nuk e kupton se pse Berlusconi e thërret vetëm atë me pseudonimin e arrës së kokosit.

“Nuk e kuptoj pse vetëm unë, mes gjithë trajnerëve që ka vënë në krye të stolit.

Gjithmonë ka pasur vetëm vlerësim, kurrë favorizim.

Ai më ka vlerësuar që kur kam luajtur dhe më pas si trajner. Nuk ka një marrëdhënie më tej se kaq, siç thonë të gjithë.

Dashuri po, sigurisht, pseudonimi i arrës së kokosit është një shqetësim që do ta mbaj gjithmonë me vete”-tha Brocchi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat