Vendimet e Komisionit Disiplinor të FFK-së

Futboll

Vendimet e Komisionit Disiplinor të FFK-së

Më: 21 tetor 2022 Në ora: 16:45
Vendimet e Komisionit Disiplinor të FFK-së

Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 21.10.2022 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së dymbëdhjetë të Albi Mall Superligës, xhiros së dhjetë të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe B, si dhe Ligave të rangjeve tjera, edicioni 2022-2023. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:

Vendime:

FC ”Drenica”. Në minutën 90+, pas një zënke të ndihmëstrajnerit të FC ”Drenica”, Bekim Xani dhe futbollistit të FC ”Ballkani” me nr fanelle 80 Albin Berisha, shikuesit kanë hedhur shishe PVC dhe kanaqe në fushën e lojës , në drejtim të bankinës mysafire dhe lojtarëve të Ballkanit në fushë. Po ashtu në minutën 90, skuadra vendas ka tërhequr të gjithë topat e dedikuar për lojë. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Drenica-Ballkani. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT.

Ndihmëstrajneri i FC ”Drenica”, Bekim Xani nr ID.001758M72. Në minutat shtesë të ndeshjes (90+3), fyen dhe sulmon fizikisht (e kap për fyti) lojtarin kundërshtar , për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt.Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Drenica-Ballkani. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 2 (dy ) ndeshje sipas radhës organizuar nga FFK.

Kryetrajneri i FC ”Ballkani”, Ilir Daja nr ID.028309M66. Në minutën e 90+, e kap për krahu gjyqtarin e katërt dhe e shtërngon me forcë , për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Drenica-Ballkani. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 2 (dy) ndeshje sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i FC ”Ballkani”, Albin Berisha me nr fanelle 80 dhe nr ID.014588M88. Në minutat shtesë të lojës (90+3), fyen dhe sulmon fizikisht (e kap për fyti) ndihmës trajnerin e FC “Drenica”, duke i dalur në ndihmë bashklojtarit të tij të sulmuar paraprakisht , për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Drenica-Ballkani. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Drejtori sportiv të FC ”Drita”, Valon Zymberi, ID.013299M84. Pas përfundimit të ndeshjes është futur në fushën e lojës në drejtim të referëve të ndeshjes, të cilët po shkonin drejt zhveshtoreve, i kishte fyer dhe ofenduar ata duke ju thënë: ”Lidhje me referim nuk keni, të gjithë jeni lloma, bërllog e skllotë e keni ba, s’po ju vjen marre, juve ju kanë dërgu me direktiva”. Në këtë ndeshje i njejti nuk ka qenë i evidentuar në protokolin zyrtar, ndërkaq është recidivist i ofendimeve të tilla. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Dukagjni-Drita. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 pika A i Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë me shumë prej 500 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhët i plotfuqishëm.(Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1) . (Recedivist).

Përfaqësuesi i KF ”Kika”, Lirigzon Myrtaj nr ID028969M92. Në minutën e 67 të ndeshjes fyen dhe ofendon rëndë referin kryesor të ndeshjes, për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes Kika –Vllaznia (P). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 2 (dy) ndeshje sipas radhës organizuar nga FFK.

Menaxheri i përgjithshëm të KF”Kika”, Sejdi Latifi nr ID028969M92. Motivi: Në minutën e 67 të ndeshjes kalon rrethojat e stadiumit, afrohet te bankina e ekipit vendas prej ku proteston ashpër ndaj referit kryesor të ndeshjes duke i thënë: ”Nëse nuk është faull dhe nuk i jep karton lojtarit kundërshtar ne e lëshojmë fushën”, për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes Kika –Vllaznia (P). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 3 (tri) ndeshje sipas radhës organizuar nga FFK.

KF “Liria”. Në ndeshjen e javës së 9-të të Ligës së Parë të Juniorëve Podiujeva-Liria , zhvilluar me 14.10.2022 në Dumosh të Podujevës. KF “Liria“ ka aktivizuar në lojë lojtarin Muhamed Krasniqin me nr ID 002113M04 në vend të lojtarit Ajberk Krasniqi me nr fanelle 32 dhe nr ID 008856M05 i cili nuk ishte prezent në ndeshje. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT.

Lojtari i KF “Liria“, Muhamed Krasniqi me nr ID 002113M04, aktivizohet në ndeshjen e Ligës së Parë të Juniorëve, Podujeva-Liria me librezë të lojtarit Ajberk Krasniqi me nr ID008856M05. Bazuar në nenin 58 paragrafi 1 i Rregullores disiplinore: Dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje mos lojë të radhës të oraganizuara nga FFK.

Përfaqësuesi zyrtar i KF “Liria“, Muhamet Braha nr ID 018064M90 . Vendos në protokolin zyrtar të ndeshjes të Ligës së Parë të Juniorëve Podujeva – Liria, lojtarin Muhamed Krasniqi nr ID 002113M04 me librezë të lojtarit Ajberk Krasniqi me nr ID008856M05. Bazuar në nenin 58 paragrafi 1 i Rregullores disiplinore: Dënohet me 12 (ndymbëdhjetë) ndeshje të radhës pa të drejtë ushtrimit të detyrës zyrtare të oraganizuara nga FFK.

Hapje e Procedurës:
FC ”Drita”. Në minutën 6-të simpatizuesit vendas ”Intelektualet”, ndezin fishekëzjarre tymuese dhe si pasojë referi detyrohet ta ndërpresë lojën për 1 (një) minutë. Pas shënimit të golit nga ana e ekipit vendas në minutën 89, prapë ndezin fishekëzjarre tymuese dhe hedhin fare pranë fushës së lojës mjet piroteknik shurdhues, ndërkaq në minutat 83 dhe 90+3, shajnë dhe ofendojnë në kor kryetrajnerin e ekipit mysafirë. Sipas raportit delegatit të ndeshjes Drita- Prishtina si dhe xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi për siguri i FC “ Drita “. Afati 26.10.2022 ora 13:00.

KF ”Kika”. Lëshim në organizimin e ndeshjes Kika –Vllaznia (P). Nuk ka siguruar numër të mjaftueshëm të mbledhësve të topave. Pas përfundimit të ndeshjes një simpatizues i ekipit vendas futet në fushën e lojës, i afrohet referëve dhe i ofendon ata. Poashtu edhe gjatë gjithë ndeshjes ka pas ndezje të fishekzjarreve tymuese, por që nuk është penguar zhvillimi i ndeshjes. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi për siguri i KF “Kika“. Afati 26.10.2022 ora 13:00, njofton Komisioni Disiplinor; shkalla e parë, kryetar: Metë Çeku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat