Presidenti i UEFA-s sulmon sërish projektin

Futboll

Presidenti i UEFA-s sulmon sërish projektin

Më: 21 tetor 2022 Në ora: 20:32
Ceferin

Beteja mes UEFA-s dhe klubeve renegate, Real Madrid, Barcelona, Juventus… vijon edhe në distancë.

Një ditë pasi CEO i Super Ligës, Bernd Raishard, deklaronte se starti i këtij kompeticioni të ri mund jetë në sezonin 2024-2025, ka ardhur dhe reagimi i ashpër i UEFA-s.

Që nga Argjentina ku ndodhet për një vizitë pune, presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, ka përsëritur qëndrimin e tij kundër krijimit të një kompeticioni të ri jashtë juridiksionit të UEFA-s. “Super Liga nuk është futboll” kanë konfirmuar burime të UEFA-s të enjten pas një takimi që shefi i saj, Ceferin, ka pasur me numrin një të federatës argjentinase të futbollit, Klaudio Tapia.

“Jemi këtu në Argjentinë për të folur për futbollin, e jo për Super Ligën, ajo nuk është futboll”, thuhet më tej.

Beteja mes UEFA-s dhe projektit të ri të Super Ligës Europiane për momentin është në dyert e Gjykatës së të Drejtës Europiane në Luksemburg, teksa pritet që një vendim përfundimtar të jepet deri në mbylljen e këtij viti ose muajt e parë të 2023-shit. Reali i Madridit, Juventusi dhe Barcelona janë tri klubet që ende mbajnë në këmbë projektin e krijimit të kompeticionit të ri, Super Liga Europiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat