Courtois: Nuk u fitua vetëm falë Vinicius

Futboll

Courtois: Nuk u fitua vetëm falë Vinicius

Më: 21 tetor 2022 Në ora: 22:35
Courtois

Thibaut Courtois mori trofeun “Yashin” të hënën e kaluar, duke u cilësuar si portieri më i mirë i sezonit 2021-2022. Courtois, i cili tashmë është rikuperuar nga lëndimi i tij dhe është rikthyer në stërvitje me Real Madrid, pohon në një intervistë për mediet franceze rëndësinë e portierëve në futbollin e sotëm.

“Vitin e kaluar, nëse fituam Champions League-n, nuk ishte vetëm falë Vinicius, Valverde, Benzema apo Rodrygo. Ishte gjithashtu falë Courtois,”-tha ai.

Më tej francezi theksoi se portieri është më i rëndësishëm seç të gjithë mendojnë.

“Portieri në një skuadër është më i rëndësishëm seç mendohet, ka shumë presion.”-theksoi Courtois.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat