Shqipëria U-17 e pëson në fund nga Kroacia

Futboll

Shqipëria U-17 e pëson në fund nga Kroacia

Më: 23 tetor 2022 Në ora: 15:18
Shqipëria U-17 e pëson në fund nga Kroacia

Shqipëria U-17 e pëson në fund nga Kroacia, shpresat për fazën e dytë të Eliminatoreve të Europianit mbeten gjallë!

Shqipëria U-17 është mundur në minutat e fundit ndaj Kroacisë me rezultatin 1-0 e vlefshme për fazën e parë të Eliminatoreve të Europianit.

Një gol i shënuar nga Çalusiç në minutën e 90+1’ vendosi takimin, duke ndëshkuar kuqezinjtë e drejtuar nga Ervin Bulku.

Kështu Shqipëria zbret në vendin e 3 në grupin 7 me 3 pikë, teksa do t’i duhet një fitore ndaj Uellsit, ose një barazim në rast se Suedia mund Kroacinë, për t’u kualifikuar në fazën e dytë të Eliminatoreve të Europianit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat