​Juventusi luan për “jetë a vdekje” ndaj Benfikës, formacionet e mundshme

Futboll

​Juventusi luan për “jetë a vdekje” ndaj Benfikës, formacionet e mundshme

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 11:16
Juventus - Benfika

Shumë më ndryshe ishte paramenduar rrjedha e garës brenda grupit H të Ligës së Kampionëve në momentin kur u mësuan nga shorti skuadrat që e përbëjnë këtë grup, me PSG-në dhe Juventusin që shiheshin si favoritë për ta kaluar këtë grup.

Por, ajo që ndodhi në të vërtetë, sidomos për Juventusin ishte krejtësisht e papritur.

Skuadra italiane pas katër ndeshjeve ka arkëtuar vetëm tre pikë dhe rrjedhimisht është shumë afër eliminimit nga kjo garë dhe ndeshje e sotme kundër Benfikës është vendimtare për këtë skuadër.

PSG dhe Benfika e kryesojnë grupin me nga tetë pikë, andaj edhe barazimi eventual do të ishte fatal për skuadrën e Allegrit.

Ndeshja starton nga ora 21:00 dhe këto janë formacionet e mundshme:

Benfica (4-2-3-1): Vlachodimos; Bah, Silva, Otamendi, Grimaldo; Florentino, Enzo Fernandez; David Neres, Rafa Silva, Joao Mario; Gonçalo Ramos.

Juventus (3-5-2): Szczesny; Danilo, Bonucci, Alex Sandro; Cuadrado, McKennie, Locatelli, Rabiot, Kostic; Milik, Vlahovic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat