Ndeshja e Europa League, United vë “përballë” Ronaldon me Ten Hag

Futboll

Ndeshja e Europa League, United vë “përballë” Ronaldon me Ten Hag

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 13:36
Ronaldo me Ten Hag

United vë “përballë” Ronaldon dhe Ten Hag. Portugezi i përjashtuar nga ndeshja ndaj Chelsea-t pasi braktisi pankinën gjatë ndeshjes kundër Tottenhami-t, po priste ribashkimin me ekipin.

Sot në mëngjes nga Anglia raportohet se CR7 ka shkuar në qendrën sportive të Manchester United për një takim me trajnerin.

Riintegrimi i mundshëm në skuadër tashmë pritet të jetë në kuadër të ndeshjes të së enjtes ndaj Sherifit, në Europa League.

Me kusht që portugezi të tregohet i gatshëm të jetë pjesë integrale e projektit dhe të bindë holandezin.

Në këtë pjesë të parë të sezonit CR7 numëron 12 paraqitje, nga të cilat vetëm gjysmën si titullar dhe ka realizuar 2 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat