Plas te Juventusi

Futboll

Plas te Juventusi

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 14:47
Plas te Juventusi

Angel di Maria vazhdon që të jetë jashtë skuadre për shkak dëmtimi në kofshën e djathtë, ndonëse premisat janë që ai të mund të kthehet në dispozicion për ndeshjen e 2 nëntorit, ndaj PSG-së në Champions (sfida e fundit e grupeve), ose më 6 nëntor, për supersfidën me Interin. Gjithsesi, edhe pse në “bokse”, argjentinasi bën që të flasin gjithmonë për të, por këtë herë nuk bëhet fjalë për diçka të bukur.

AKUZA TË RËNDA – Pavarësisht euforisë që ai ndezi në zbarkimin e tij në Torino, papritur ai u shua, duke parë edhe dëmtimet e tij të shpeshta. Por mesa duket dje, mërzia e disa tifozëve të Juventusit ka arritur kulmin, aq sa pas një postimi të bërë në “Instagram” nga “El Fideo”, në faqen e tij kanë shpërthyer akuza të rënda.

Lojtari, i cili nuk luan që prej 11 tetorit, ka vendosur që të pozojë dje me bluzën e Argjentinas, me të cilën do të luajë Botërorin në Katar. Dhe kaq ka mjaftuar që ultrasit të shpërthejnë kundër tij, duke parë se buzëqeshja e Di Marias për ngjyrat bardhekaltër nuk ishte e njëjta me ato kur vesh fanellën e Juventusit.

Madje, shumë e kanë parë këtë si mungesë respekti nga ana e futbollistit për klubin ku luan, siç tregojnë edhe mesazhet: “Mendo më mirë që të luash sesa të bësh modelin për Argjentinën. Je një palaço që mendon vetëm për paratë”.

Ndërsa vijojnë… “Ke ardhur që të bësh lojen në Torino me 7 milionë euro në vit, duke luajtur vetëm 2 ndeshje në 3 muaj…”

Fjalë të rënda këto, që ndoshta mund të kenë prekur jo pak Angelin dhe ndoshta të sfumojë të gjitha mundësitë që ekzistonin për një rinovim të mundshëm të kontratës, siç u përfol në javët e kaluara.

Gjithsesi, duke parë rendimentin dhe minutazhin, argjentinasi ka lënë shumë për të dëshiruar me 7 prezenca në total (4 në Serinë A dhe 3 në Champions), duke realizuar 1 gol dhe ofruar 4 asiste, në 15 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat