Zhgënjen Sterling, Chelsea kthen sytë nga Napoli

Futboll

Zhgënjen Sterling, Chelsea kthen sytë nga Napoli

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 16:51
Zhgënjen Sterling, Chelsea kthen sytë nga Napoli

Raheem Sterling po shqetëson Chelsea-n.

Ish-sulmuesi I Manchester City-t, i cili këtë verë u bashkua me londinezët, po vuan në këtë periudhë të kampionatit, pasi sulmuesi nuk ka shënuar nga 14 shtatori.

“Blutë” shpenzuan jo pak, por 57 milionë euro për shërbimet e anglezit, i cili në 14 prezenca me Chelsea-n ka shënuar vetëm 4 gola, 3 prej tyre në kampionat dhe 1 në Champions League.

Mungesa e golit ka filluar të shqetësojë drejtuesit e klubit dhe për më tepër edhe trajnerin Potter.

Në këtë situatë, londinezët po mendojnë për një alternativë dhe së fundmi bëhet fjalë për sulmuesin e Napoli-t, Victor Osimhen.

Sipas medieve angleze, Chelsea ka nisur punën për të mbyllur me sukses këtë operacion, por sulmuesi ka një kontratë me Napoli-n deri në verën e vitit 2025 dhe ka një vlerë rreth 70 milionë euro.

Gjithsesi, ky operacion është në fazat e para, por drejtuesit londinezë kërkojnë “njeriun gol” dhe Osimhen duket se I përmbush kërkesat dhe tentative e parë mund të ndodh që në muajin janar.

Victor ka shënuar 5 gola në 9 ndeshje këtë sezon, por duhet theksuar se ky edicion nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi 23-vjeçari kaloi edhe një periudhë dëmtimi, por tashmë e ardhmja e tij, pritet të marrë vëmendjen maksimale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat