Lojtari i Bayernit: Nuk jam mësuar ta shoh Lewandowskin me fanellën e Barcelonës

Futboll

Lojtari i Bayernit: Nuk jam mësuar ta shoh Lewandowskin me fanellën e Barcelonës

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 19:16
Lojtari i Bayernit

Bayern Munich do të përballet me Barcelonën për herë të dytë në fazën e grupeve të Champions League të mërkurën. Jamal Musiala pranoi se i mungon ende Robert Lewandowski. Megjithatë, ai bën të ditur se nuk do të ketë ndjenja në fushë.

Në verë, lojtari polak vendosi të ndryshojë ambient dhe u largua pas shumë vitesh nga Bayerni. Tani do të përballet me ish-klubin për herë të dytë brenda një kohe të shkurtër. Jamal Musiala nuk i kurseu komplimentet para ndeshjes.

“Nuk jam mësuar ta shoh këtë lojtar në fanellën e Barcelonës. Pavarësisht gjithçkaje, më vjen mirë që kemi mundësinë të garojmë së bashku. Ai nuk është vetëm një futbollist i shkëlqyer, por edhe një njeri fantastik. Megjithatë, kur të dy të dalim në fushë të mërkurën, ndjenja për të do të zhduket.

Situata e skuadrës së Xavit nuk do të ndryshojë qëndrimin tonë para kësaj loje. Ne nuk do t’ua bëjmë të lehtë. Ende duam të vazhdojmë serinë e fitoreve. Pra, mos llogarisni në ngritjen e frenave të dorës”, tha lojtari i Bayern Munih.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat