Konfirmon largimin nga Gjilani

Futboll

Konfirmon largimin nga Gjilani

Më: 26 tetor 2022 Në ora: 22:07
Konfirmon largimin nga Gjilani

Agustin Torassa nuk do të jetë më pjesë e klubit SC Gjilani. 

Futbollisti argjentinas ka njoftuar për largimin e tij nga kuqebardhët nëpërmjet llogarisë së tij në “Facebook”, shkruan Gazeta Olle.

“Ju njoftoj se nga sot nuk do të jem më pjesë e SC Gjilanit. Krenar që kam qenë pjesë e këtij klubi, falënderoj të gjithë njerëzit që ndanë me mua gjatë gjithë kësaj kohe. Unë do të ruaj kujtimet më të mira.

Faleminderit SC Gjilani, faleminderit tifozëve për respektin e gjithmonë dhe faleminderit Kosovën! Shpresoj të kthehem një ditë. Pershendetje te gjitheve. Me respekt”, ka shkruar Torassa.

Klubi gjilanas po kalon nëpër një krizë të brendshme pas largimit të presidentit të klubit, Florim Zuka.

Megjithatë, mesfushori nuk ka shkruar në lidhje me arsyen e largimit, por ka falënderuar klubin dhe fitozët për respektin e shfaqur drejt tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat