Mkhitaryan, gjashtë gola në Champions League për klube të ndryshme

Futboll

Mkhitaryan, gjashtë gola në Champions League për klube të ndryshme

Më: 27 tetor 2022 Në ora: 00:29
Mkhitaryan

Kur Henrikh Mkhitaryan ka realizuar për Interin ndaj Viktoria Plzen ai nuk ka kontribuar vetëm për fitoren e ekipit, por ka bërë edhe një arritje personale.

Gjashtë golat e Mkhitaryan në Champions League janë shënuar për katër klube të ndryshme: Shakhtar Donetsk, Borussia Dortmund, Manchester United dhe Inter.

Vetëm Zlatan Ibrahimovic dhe Hernán Crespo kanë shënuar për disa ekipe të ndryshme në këtë  kompeticion.

Inter ka realizuar fitore me rezultat 4-0, duke u kualifikuar në fazën tjetër të garës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat