Plas te Reali

Futboll

Plas te Reali

Më: 27 tetor 2022 Në ora: 11:51
Plas te Reali

Humbja e parë sezonale e Realit të Madridit në Lajpcig në Ligën e Kampioneve ka ndezur atmosferën në skuadër. Humbja nuk ka kompromentuar asgjë për “Los Blancos”, të cilët janë kualifikuar për në 1/8 e finaleve.

Thjesht ajo ka shkaktuar një farë zhgënjimi. Por ajo që ka shqetësuar më shumë në Madrid janë përplasjet mediatike mes trajnerit Karlo Ançeloti dhe portierit Tibo Kurtua. Shkak janë bërë deklaratat e ashpra të numrit një të portës së Madridit, i cili ka shfryrë kundër shokëve të skuadrës.

“Zbritëm të përgjumur në fushë, pa ritëm, pa intensitet, pa agresivitet. Këtë na e tha dhe trajneri. Kemi bërë shumë gabime, kemi marrë gola foshnjarakë. Dakord, njëri gol mund të falët, por tjetri identik është shumë. Nuk mund të mbrojmë kështu”, ka deklaruar ai pas takimit.

Kjo deklaratë e Kurtuasë nuk është pëlqyer aspak nga trajneriu Ançeloti. Pas ndeshjes, italiani është treguar diplomat në përgjigje kur është pyetur nga gazetarët në lidhje don t’i mëshojë fort idesë se problemet zgjidhen brenda dhomave të zhveshjes dhe nuk mund të shiten në Pazar siç ndodhi pas humbjes në Lajpcig.

“Defensa Central” ka bërë me dije se italiani ka qenë i drejtpërdrejtë me Kurtuanë. “E kuptoj zhgënjimin, apo inatin, por përpiquni të mos i jepni karrem mediave, është ajo çfarë ata kërkojnë.

Jam dakord me ty, loja ishte një mut. Por mos më çaj…”, raportohet t’i ketë thënë trajneri Karlo Ançeloti portierit të tij, duke shpjeguar se deklarata të tilla publike mund të dëmtojnë harmoninë e grupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat