Conte shpërthen

Futboll

Conte shpërthen

Më: 27 tetor 2022 Në ora: 14:42
Conte shpërthen

Var "po i bën shumë dëme" botës së futbollit. Këto janë fjalët e Antonio Conte pas anullimit të golit të Harry Kane në minutat shtesë të ndeshjes së Champions League mes Tottenhamit të tij dhe Sporting Lisbonës që përfundoi 1-1.

Trajneri italian më pas u përjashtua për shkak të protestave nga gjyqtari holandez Danny Makkelie.

“Do të doja të shihja nëse në një stadium tjetër të madh, me një tjetër skuadër të madhe, ata janë gati të anullojnë këtë lloj goli. Do të doja ta dija”, është transmetuar nga mediat angleze shpërthimi i tij në fund të ndeshjes.

“Krimi” ndodhi në minutën e 99-të, kur pas rishikimit të gjatë, pozicioni i Kane u gjykua i parregullt, në asistimin e Royal dhe goli u anulua. Teknologjia tregon gjurin e Kane milimetra përpara trupit të lojtarit të Sporting Lisbonës.

“Kur nuk shoh ndershmëri zemërohem, 2-1 ishte i rregullt. Tani çfarë ndodh nëse dalim?”, vazhdoi Conte i tërbuar.

"Të gjithë dolën në fushë dhe arbitri më përjashtoi - tha italiani -. Mendoj se ka raste kur duhet të jesh i zgjuar. Një gol i rregullt sapo është anuluar, sepse topi është përpara Kane. Duhet të tregohemi të zgjuar. Ky vendim na shkakton dëme të mëdha dhe shpresoj që klubi ta kuptojë këtë dhe që t'i flasë në mënyrën e duhur kujtdo që duhet t’i flasë”.

“Përndryshe, vetëm menaxheri mbetet të ankohet, vendimi na ka shkaktuar dëme të mëdha. Tani duhet të presim ndeshjen e fundit në Marsejë: nuk e dimë se çfarë do të ndodhë javën e ardhshme. Dua të shoh se çfarë do të ndodhë nëse dalim…”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat