Shqipëria një tjetër miqësore

Futboll

Shqipëria një tjetër miqësore

Më: 27 tetor 2022 Në ora: 15:47
Shqipëria një tjetër miqësore

Pas miqësores me Arabinë Saudite, e cila u luajt jashtë datave zyrtare të FIFA-s, Shqipëria do të zhvillojë një tjetër test të paprogramuar.

Federata e Futbollit ra dakord me homologët e Katarit, që të zhvillojnë një ndeshje me vendin organizator të Kupës së Botës. Përballja do të luhet me datë 9 nëntor në Spanjë, aty ku ekipi i Gjirit Persik do të zhvillojë përgatitjet për evenimentin më të rëndësishëm.

Si vend organizator, Katari do të luajë ndeshjen debutuese të Kupës së Botës, më 20 nëntor kundër Ekuadorit. Shqipëria ka luajtur me Katarin një miqësore në vitin 2016, ndeshje të cilën e ka fituar 3-1.

Duke qenë një ndeshje jashtë datave zyrtare, Kombëtarja pritet të përbëhet nga lojtarë të Kategorisë Superiore. Kuqezinjtë kanë programuar edhe dy miqësore të tjera në Arenën Kombëtare, më 16 nëntor me Italinë dhe tri ditë më pas me Armeninë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat