Përleshje mes tifozëve shqiptarë dhe atyre çek

Futboll

Përleshje mes tifozëve shqiptarë dhe atyre çek

Më: 27 tetor 2022 Në ora: 21:22
Stadiumi

Një përleshje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Prishtinë mes tifozëve shqiptarë dhe atyre çek.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili duke mos specifikuar nëse ka pasur përleshje mes tifozëve, ka theksuar se nën dyshimet për përfshirje në përleshje, policia ka shoqëruar në stacionin policor tre persona të dyshuar.

“Nën dyshimet për përfshirje në përleshje, policia ka shoqëruar në stacionin policor tre persona të dyshuar, një nga ta shtetas i huaj. Ndërkohë që policia ka trajtuar rrethanat e rastit në koordinim me prokurorin e shtetit, ndaj dy personave ka shqiptuar masën me gjobë për prishje të rendit dhe qetësisë publike, ndërkaq që të tre janë lënë të lirë”, ka thënë Borovci.

Në Prishtinë është duke u zhvilluar ndeshja mes Ballkanit të Suharekës dhe ekipit çek Slavia Prague, e cila është e nivelit kualifikues në Ligën e Konferencës.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat