Thaqi: Përtej rezultateve, kemi fituar një eksperiencë të jashtëzakonshme

Futboll

Thaqi: Përtej rezultateve, kemi fituar një eksperiencë të jashtëzakonshme

Më: 27 tetor 2022 Në ora: 23:15
Thaqi

Armend Thaqi ishte i pari që komentoi humbjen ndaj Slavias së Pragës, disfatë që vulosi edhe eliminimin e Ballkanit në fazën e grupeve të Conference League. Mbrojtësi i djathtë, që na mësoi me gola spektakolarë në Europë, deklaroi se përtej rezultateve, skuadra ka marrë një eksperiencë fantastike me pjesëmarrjen në këtë kompeticion.

Një tjetër disfatë, pavarësisht një ndeshjeje shumë të mirë…

Edhe sot mendoj se luajtëm deri në fund dhe nuk është se krijuam shumë raste të mira, por edhe kundërshtari nuk krijoi. Na ndëshkuan me një mungesë përqendrimi në goditje standarde. Është një humbje që dhemb, por futbolli është i tillë dhe ne duhet të pranojmë këtë rezultat.

E ndjen se keni merituar të merrni diçka më shumë se kaq?

Unë mendoj se duhej të kishim marrë më shumë në ndeshjen e kaluar me Sivassporin, për të rritur shanset. Duhej të kishim marrë më shumë pikë, por gjithsesi kemi marrë një përvojë të jashtëzakonshme në këtë kompeticion, që do të na shërbejë shumë të gjithëve në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat