Nga dëmtimi i rëndë ndaj Milanit deri te kthimi në fushë

Futboll

Nga dëmtimi i rëndë ndaj Milanit deri te kthimi në fushë

Më: 28 tetor 2022 Në ora: 15:48
Nga dëmtimi i rëndë ndaj Milanit deri te kthimi në fushë

Pas pankinës ndaj Sassuolos dhe rikthimit në ndeshjen në vazhdim me Lazion, tashmë mbrojtësi i Atalantës, Berat Gjimshiti (mbas rikuperimit të dëmtimit në fibulën e tij), shpreson për një fanellë titullari në Empoli: “Vij nga një periudhë e vështirë. Dëmtimet janë aspak të mira për futbollistët, çdokush do të dëshironte gjithmonë të kishte mundësinë të dilte në fushë.

U lëndova në Atalanta-Milan në mënyrë fatkeqe. Origi donte të gjuante dhe unë u përpoqa të ndërhyja, nuk fajësoj as atë dhe as veten. Kam punuar që të rikthehem sa më shpejt dhe tani ndihem 100%”, – tregon shqiptari në intervistën për “L’Eco di Bergamo”.

TË RINJTË NË MBROJTJE – “Ata po bëjnë mjaft mirë. Duke luajtur gjithnjë e më shumë, djemtë shtojnë përvojën e tyre dhe kanë mundësi të rriten. Scalvini dhe Okoli kanë perspektiva të mira. Ata mund të përfaqësojnë të ardhmen, edhe për Italinë. Pastaj, gjithçka mund të ndodhë gjithmonë në futboll”.

ME LAZION – “Iu duhet dhënë merita bardhekaltërve, të cilët luajtën shumë mirë. Lazio është një ekip teknik, driblues dhe me mjaft cilësi të tjera. Ishte e vështirë për ne të përballeshim me një kundërshtar të tillë. Lazio dominoi, por nuk është se krijoi shumë raste shënimi. Gjithsesi, mund ta rregullonim lojën”.

OBJEKTIVAT – “Ne nuk kemi objektiva fiksë, mendojmë ndeshje pas ndeshje. Pas njëfarë kohe do të bëjmë bilancin e duhur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat