Allegri konfirmon dy mungesa ndaj Lecces

Futboll

Allegri konfirmon dy mungesa ndaj Lecces

Më: 28 tetor 2022 Në ora: 18:06
Allegri

Trajneri Massimiliano Allegri ka folur në prag të ndeshjes ndaj Lecces, e vlefshme për javën e 12-të të Serisë A. Strategu i bardhezinjve ka konfirmuar mungesën e Vlahovic dhe Locatellit për shkak dëmtimi.

“Vlahoviç nuk është rikuperuar, ndjen ende dhimbje. Në këtë ndeshje nuk do të jetë as Locatelli për arsye personale. Kemi lojtarë mjaftueshëm për të luajtur ndeshjen e nesërme kundër një ekipi të mirëorganizuar. Të luash në Leçe nuk është kurrë e lehtë sepse ndeshjet janë gjithmonë të komplikuara. Duhet të kemi një reagim pas eliminimit.

Eliminimi nga Championsi? Në jetë ndodhin edhe këto gjëra. Nuk gjej fjalën e duhur për të përshkruar atë që ndodhi. Duhet të mendojmë të punojmë me përkushtim. Ka ekipe që nuk kanë luajtur në Champions për tetë vite me radhë.

Në kampionat ende nuk jemi vonë, kemi kohën dhe mënyrën për të rikuperuar. Tani kemi 5 ndeshje të rëndësishme dhe na mjafton që të përqendrohemi për këto duele.

Titulli? Jemi në javën e 12-të dhe të flasësh për titullin kampion nuk më duket normale. Duhet të ringrihemi sepse eliminimi nga Champions-i ishte një goditje e madhe. Jemi pas në klasifikim. Napoli po bën gjëra të mrekullueshme njësoj si Milani, Interi, Lazio dhe Roma. Qëllimi është tu vjedhim pikë atyre që janë përpara nesh. Mungojnë edhe 27 ndeshje dhe nesër do të jetë e para nga ato të 27-ta.

Milik luan më shumë me topin dhe Kean sulmon më shumë në thellësi. Kean ka luajtur ndeshje të mira. Nesër na duhet një lojë solide. Duhet të besojmë, nuk ka kthim prapa. Ndoshta pikërisht tani shihen gjërat më negativisht se sa janë në të vërtetë.”, përfundoi Allegri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat