Mediat: Barcelona, e ndalur të dështojë

Futboll

Mediat: Barcelona, e ndalur të dështojë

Më: 29 tetor 2022 Në ora: 11:32
Mediat: Barcelona, e ndalur të dështojë

Florentino Perez ka nisur një fushatë në shkallë të gjerë për të ndërtuar Realin e së ardhmes. Bosi madrilen i ka idetë e qarta, baza e ekipit të tij pritet të jetë kolonia braziliane, por lëvizja e tij e fundit është me të vërtetë fantastike.

Pasi bindi Vinicius Jr të rinovonte kontratën deri në 2027, Perez ka gjetur akordin total edhe me dy brazilianët e tjerë, Rodrygo dhe Militao, madje duke mos bllokuar vendin e ekstrakonunitarëve.

Sipas dy të përditshmeve spanjolle Marca dhe AS, dy brazilianët kanë marrë së fundmi nënshtetësinë spanjolle. Në këtë mënyrë, Real Madrid jo vetëm që blindon dy yjet e ekipet, por këtë e bën pa zënë vendin e të huajve.

Dy të përditshmet e tjera spanjolle pranë Barcelonës, Mundo Deportivo dhe Sport, i kanë kushtuar faqen e parë situatës në klubin blaugrana.

Mundo shkruan se Barcelona është e dënuar të fitojë përballë Valencias, çdo rezultat tjetër do të komprometonte edhe objektin e radhës, titullin në La Liga. Sport shton se objektivi i klubit është të fitojë tre ndeshjet e radhës për të shkuar të qetë në pauzën që sjell Botërori i Katar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat