Te Barcelona B per të siguruar Botërorin

Futboll

Te Barcelona B per të siguruar Botërorin

Më: 29 tetor 2022 Në ora: 14:20
Te Barcelona B per të siguruar Botërorin

Aktualisht nën kontratë me Pumas, mbrojtësi brazilian Dani Alves, 39 vjec, ka vendosur të provojë cdo mënyrë të mundshme, për të mbajtur veten në formë që të arrijë në gjendjen e duhur për Botërorin e Katar.

Duke qenë se kampionati në Meksikë ka përfunduar, anësori është kthyer në Europë për tu stërvitur, dhe e bën këtë në shtëpinë e tij, te Barcelona. Sic nënvizon në një komunikatë vetë klubi blaugrana, Dani Alves gjendet këto ditë në qytetin katalans, ku po stërvitet në qendrën sportive blaugrana.

Vetëm se lojtari nuk është bashkuar me formacionin e Xavit, por me Barcelonën B, apo më mirë sic e quajnë vetë blaugranat Barcelona Atletic që drejtohet nga ish shoku i tij i skuadrës Rafa Marquez. Objektivi i futbollistit me shumë eksperiencë është që të mbajë veten në formë për të fituar një ftesë nga Brazili për Botërorin Katar 2022.

Në faqen zyrtare në internet të Barcelonës, përpos imazheve jepen edhe shpjegimet, me shumë fjalë krenarie për karrierën e brazilianit, dhe në lidhje me privilegjin që kanë futbollistët e rinj për tu stërvitur me një personalitet të nivelit të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat