Humb miqësoren me Shqipërinë

Futboll

Humb miqësoren me Shqipërinë

Më: 30 tetor 2022 Në ora: 19:04
Humb miqësoren me Shqipërinë

Mbrojtësi i Romës, Leonardo Spinacola nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen kundër Veronës. Ky është një lajm i keq për trajnerin Zhoze Murinjo. Spinacola ka pësuar një dëmtim në rektusin e majtë të femorit.

Në ditët në vijim do të vlerësohet dhe do të shikohet gjendja e tij. Nuk dihet se sa do të zgjasë periudha e rikuperimit. Ndoshta do të rikthehet në fillimin e vitit 2023 në kampionatin italian.

Tashmë ai do të humbë edhe miqësoren e Italisë me Shqipërinë më 19 nëntor.  

Spinacola shpresonte të rikthehej edhe njëherë në “Air Albania”, pas fitores aty ndaj Fejnord në Konferencë Ligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat