Enrique i befason të gjithë, Pique mund të jetë në Botërorin e Katarit

Futboll

Enrique i befason të gjithë, Pique mund të jetë në Botërorin e Katarit

Më: 31 tetor 2022 Në ora: 12:46
Pique

Deri më 11 nëntor nuk do të dihet lista përfundimtare e Luis Enrique Martínez për Botërorin e Katarit. Trajnerit spanjoll, për momentin i është dashur të paraqesë një paralistë prej 55 lojtarësh, nga ku do të dalin të zgjedhurit për të përfaqësuar Spanjën në Doha. Deri më 11 nëntor nuk do të dihet lista përfundimtare e “La Roja” për Botërorin e Katarit.

Luis Enrique do të duhet të zgjedhë mes 25 dhe 26 lojtarëve, por para kësaj ai duhet të paraqesë një listë me 55 lojtarë në FIFA. Mes tyre spikat prania e Gerard Piqué, sipas “Marca”. Qendërmbrojtësi i Barcelonës nuk ka luajtur me kombëtaren që nga përfundimi i Kupës së Botës në vitin 2018, edhe pse në më shumë se një rast, si vetë lojtari, ashtu edhe trajneri nuk e kanë mbyllur derën për një rikthim të mundshëm.

Nga ata që kualifikohen për Barcelonën, të gjithë janë me përjashtim të Sergi Robertos, i cili u dëmtua pak ditë më parë dhe nuk do të jetë gati për Kupën e Botës, as Héctor Bellerín, pavarësisht se mbrojtësi i djathtë ka hyrë në thirrje gjatë këtij cikli. Është e vërtetë që katalanasi nuk ka qenë me kombëtaren që nga nëntori 2020.

As Iñaki Peña nuk figuron në këtë paralistë, pasi pesë portierët e zgjedhur janë Unai Simón, David Raya, Robert Sánchez, Kepa dhe David Soria. Kështu, në listën e paraqitur nga Luis Enrique në FIFA, përveç Pique, nga Barcelona janë edhe: Eric Garcia, Marcos Alonso, Jordi Alba, Alejandro Balde, Busquets, Pedri, Gavi, Ansu Fati dhe Ferran Torres.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat