Shtyhet ndeshja mes Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Rusisë

Futboll

Shtyhet ndeshja mes Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Rusisë

Më: 31 tetor 2022 Në ora: 23:55
Foto ilustrim

Miralem Pjaniç dhe Edin Dzeko kanë pasur sukses në ankesat e tyre. Federata e Futbollit të Bosnjë dhe Hercegovinës e ka shtyrë ndeshjen miqësore me Rusinë. Njoftimin e ka bërë federata e futbollit e këtij vendi.

“Miqësorja ndërmjet Bosnjë Hercegovinës dhe Rusisë, e cila ishte menduar të luhej më 19 nëntor, nuk do të luhet në atë kohë. 

Në mbledhjen e sotme të bordit ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Bosnjë dhe Hercegovinës, ndeshja e planifikuar për 19 nëntor është shtyrë.

Presidenti z. Vico Zeljkovic, deklaroi se zhvillimi i kësaj ndeshjeje miqësore do të shtyhet për një datë tjetër”, thuhet në deklaratën e së hënës.

Sikur të zhvillohej kjo ndeshje do të ishte e para e Rusisë kundër një kombëtare evropiane që kur ky shtet u përjashtua nga të gjitha garat e FIFA-s dhe UEFA-s pas sulmit të paprovokuar ndaj  Ukrainës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat