I magjepsur nga mesfushori i Benfica-s

Futboll

I magjepsur nga mesfushori i Benfica-s

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 11:08
I magjepsur nga mesfushori i Benfica-s

Maurizio Sarri është magjepsur nga Rafa Silva i Benfica-s, protagonist në Champions League kundër Juventus.

Mediet italiane raportojnë se trajneri i Lazios dëshiron që ta ketë mesfushorin në ekipin e tij në 2024-ën.

Kontrata e portugezit me Benfica-n skadon në verën e 2024-ës dhe Sarri raportohet se i ka kërkuar Igli Tares të nisë punën për këtë afrim.

29-vjeçari është bashkuar me Benfica-n në vitin 2016, ndërsa deri më tani karrierën e tij e ka zhvilluar vetëm në Portugali, ndaj një lëvizje te Lazio do ishte një ndryshim total për mesfushorin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat