Celhaka kthehet nga “internimi” pas 14 ndeshjeve

Futboll

Celhaka kthehet nga “internimi” pas 14 ndeshjeve

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 19:02
Celhaka kthehet nga “internimi” pas 14 ndeshjeve

Legia e Varshavës vazhdon që të mbajë në gjirin e saj dy prodhimet e Tiranës, Jurgen Celhaka dhe Ernest Muçi.

Mesfushori u kthye nga “internimi” pas 14 ndeshjeve. Me ardhjen e trajnerit të ri, lojtari u dërgua në ekipin e dytë të Legias ku ka qëndruar deri tani.

Megjithatë, në ndeshjen e fundit me Jagelonian, Celhaka qëndroi në stol me ekipin e parë.

Shoqëri do t’i bënte edhe Ernest Muçi. Ashtu si edhe në sezonin e shkuar, futbollisti shquhet për një super nisje të sezonit me golat e tij dhe më pas me rënien e formës, ku shpeshherë e shikon takimin nga stoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat