Laimer në ndjekje nga Liverpool

Futboll

Laimer në ndjekje nga Liverpool

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 20:17
Laimer në ndjekje nga Liverpool

Liverpool po planifikon të blejë mesfushorin e RB Leipzig, Konrad Laimer.

Reprezentuesi austriak është paraqitur 167 herë për Leipzig dhe po kërkon një sfidë të re në karrierën e tij. 

Ai ishte lojtar kyç te skuadra e Leipzigut që përfundoi në vendin e katërt në Bundesligë sezonin e kaluar. 

Sipas "Sky Germany", klubi anglez, duke e ditur se kontrata e tij do të skadojë më 2023, është duke e mbajtur situatën nën vëzhgim.

Ishte përfolur shumë se futbollisti do të transferohet te Bayern Munich, por kjo nuk ka ndodhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat