Dortmund pa frena

Futboll

Dortmund pa frena

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 11:44
Dortmund pa frena

Borussia Dortmund vendos çmimin e kartonit të Jude Bellingham, pjesë e çmuar e skuadrës “verdhezi”.

Sipas raportimeve nga Gjermania, klubi gjerman do të kërkojë të paktën 150 milionë euro për mesfushorin, i cili është vetëm 19 vjeç dhe ka kontratë deri në vitin 2025.

Liverpool ka kohë që është në kërkim të shërbimeve të anglezit, por interes të lartë për talentin së fundmi ka shfaqur edhe Real Madrid.

Në një situatë të tillë, për mesfushorin pritet të bëhet ankand dhe përpara këtij fakti Borussia Dortmund po fërkon duart.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat