Plas te Atletico Madrid

Futboll

Plas te Atletico Madrid

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 12:33
Plas te Atletico Madrid

Tifozët e Atletico Madrid ishin jashtëzakonisht të pakënaqur me paraqitjen e skuadrës në Champions League. Los Colchoneros për herë të parë në historinë e tyre përfunduan në vendin e fundit në grup.

Një ditë më parë, skuadra spanjolle luajti  kundër Portos (2:2) në kuadër të jaës së fundit të fazës së grupeve të Champions League.

Pas dështimit, tifozët iu drejtuan lojtarëve që shkuan në dhomën nën tribunë. Ata u bërtitën lojtarëve: “Nuk e meritoni këtë fanellë”.

Në kampionatin e Spanjës, Atletico zë vendin e tretë në renditje. Ndeshjen e radhës Diego Simeone do ta zhvillojë kundër Espanyolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat