Talenti kuqezi firmos me Burnley

Futboll

Talenti kuqezi firmos me Burnley

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 18:35
Renaldo Torraj

Burnley nënshkruan me lojtarin e grupmoshave të Shqipërisë, Renaldo Torraj.

Momentalisht pjesë e Shqipërisë U-19, mesfushori i lindur në Angli është larguar nga Tottenham ku u rrit profesionalisht duke u bashkuar me Burnley, atje ku do të aktivizohet në skuadrën U-21.

Sipas mediave britanike, Torraj la gjurmë gjatë testimit 1-mujor në radhët e Burnley, klub që i ofroi kontratë 1-vjeçare. Vetë mesfushori me origjinë vlonjate është shprehur i emocionuar për aventurën e re me Burnley ku ka mundësi të bëjë hapin e madh pasi do të ketë edhe më shumë hapësira.

“Jam shumë krenar që firmos për një klub si Burnley. Jam gati për të marrë përsipër përgjegjësitë, edhe pse kam shumë pak kohë këtu.

Skuadra e 21-vjeçarëve ka në përbërje disa lojtarë shumë të talentuar, por për mua ka ardhur momenti që të punoj edhe më shumë, pasi dua t’ua shpërblej besimin drejtuesve të klubit”, thekson talenti shqiptar në një prononcim për faqen zyrtare të klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat