Juve ende beson në transferimin e Donnarummës

Futboll

Juve ende beson në transferimin e Donnarummës

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 11:53
Donnarumma

Klubi italian, Juventus akoma beson se mund të transferojnë portierin e PSG-së, Gianluigi Donnarumma, raportojnë mediat italiane.

Ish-‘gardiani’ i Milanit akoma është cak i torinezëve të cilët edhe më parë kishin provuar të transferonin reprezentuesin italian, por që Donnaruma kishte zgjedhur kampionët në fuqi të Francës.

“Juventusi ende mendon se mund të nënshkruajë me Gianluigi Donnarumma, edhe pas transferimit të tij në Paris Saint-Germain”, shkruan ‘Calciomercato’.

Donnarumma këtë sezon të garave, ka marrë rolin e titullarit të parisienët dhe Juve do ta ketë vështirë ta bind italianin që të transferohet në Torino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat