Mesfushori holandez humb Botërorin

Futboll

Mesfushori holandez humb Botërorin

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 15:54
Mesfushori holandez humb Botërorin

Donny van de Beek nuk do të jetë në Botërorin “Katar 2022”.

Trekuartisti holandez nuk e ka parë praktikisht fushën e gjelbër (është aktivizuar në total 19 minuta në tri ndeshjet e para të Premier League-s). Për arsye dëmtimesh apo për zgjedhjet teknike të trajnerit Erik ten Hag, mesfushori holandez nuk ka qenë pjesë e formacionit.

“Gjeja më e keqe që i ndodh një futbollisti është dëmtimi.

Dëshiron gjithmonë të jesh në fushë, të ndiesh erën e barit, por kalon moment të vështirë kur dëmtohesh. Jam i lumtur që jam kthyer, tani  duhet të arrij formën më të mirë për të ndihmuar skuadrën,” deklaroi futbollisti me mediet holandeze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat