Ballkani pëson gol në Rumani, Frashëri pret penalltinë

Futboll

Ballkani pëson gol në Rumani, Frashëri pret penalltinë

Nga: K. G. Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 19:08
Ballkani pëson gol në Rumani

Skuadra rumune, CFR Cluj është në epërsi me rezultat 1:0 ndaj Ballkanit të Therandës. 

Kampioni i Rumanisë kalori në epërsi me golin e Nana Boateng në minutën e 17-të. 

35′ Stivi Frashëri fantastik! Portieri i Ballkanit pret dy penallti të njëpasnjëshme ndaj Ciprian Deac.

Është ndeshja e xhiros së fundit të Grupit G të Conference League.

Cluj me fitore kërkon tre pikët e kualifikimit dhe Ballkani nuk ka asnjë shpresë për të shkuar më tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat