Bëhet lojtari më i shtrenjtë në botë

Futboll

Bëhet lojtari më i shtrenjtë në botë

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 16:45
Haaland

Sulmuesi i Mançester Sitit, Erling Haaland është shpallur lojtari më i vlefshëm në botë.

Sipas Transfermarkt, norvegjezi aktualisht vlerësohet në 170 milionë euro dhe wshtw para sulmuesit të PSZH-së, Kilian Mbape me 160 milionë euro.

Për herë të parë që nga viti 2009, një lojtar i Premier Ligws është bërë lojtari më i shtrenjtë në botë.

Në atë kohë, sulmuesi i Mançester Junajted, Kristiano Ronaldo, kishte këtë status në Transfermarkt, së bashku me Lionel Mesin nga Barcelona.

Në 11 paraqitje në Premier Ligë, Haaland ka shënuar 17 gola dhe ka dhënë 3 asistime. Mbappe ka 11 gola në 12 ndeshje në Ligue 1 këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat