Plas skandali para nisjes së Botërorit!

Futboll

Plas skandali para nisjes së Botërorit!

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 11:51
Plas skandali para nisjes së Botërorit!

Një skandal të vërtetë para fillimit të Kupës së Botës në Katar ka shkaktuar trajneri i Brazilit, Adenor Leonardo Bacchi, i njohur si Tite.

Ai urdhëroi futbollistët që synon t’i ftojë në Kombëtare të falsifikojnë dëmtime për të shmangur ndeshjet e mbetura të klubeve para Botërorit, por në fund ky skandal u zbardh.

Tite dëshiron të ketë lojtarët më të mirë në dispozicion në Kupën e Botës në Katar. Për shkak të kësaj, ai urdhëroi disa prej tyre që të falsifikojnë dëmtime dhe të mos luajnë për klubet në ndeshjet e mbetura para se t’i bashkohen Kombëtares.

Këtë lajm e ka bërë të ditur sot “Globo”, dhe burimi i tyre është sulmuesi i njohur Gabriel Barbosa, që nuk do të shkojë në Botëror. Nga inati, lojtari ka nxjerrë gjithçka në media: “Tite ka kërkuar që lojtarët të falsifikojnë dëmtimet e tyre për të shmangur paraqitjet për klubin në periudhën e ardhshme.

Gabigol e pyeti Titen se çfarë lloj dëmtimi duhet të falsifikojë. Më pas Tite i tha se nuk kishte nevojë të falsifikonte asgjë sepse nuk do ta çonte në Kupën e Botës”, thuhet në këtë artikull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat