Zyrtare, Chilwell humb Botërorin “Katar 2022”

Futboll

Zyrtare, Chilwell humb Botërorin “Katar 2022”

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 12:47
Ben Chilwell.

Gjiganti anglez, Chelsea sapo ka lëshuar një komunikatë zyrtare duke e konfirmuar shkallën e lëndimit të mbrojtësit të krahut të majtë, Ben Chilwell.

Pas lëndimit që e pësoi në ndeshjen e fundit kundër Dinamo Zagrebit në Ligën e Kampionëve, Chilwell i ishte nënshtruar një skanimi nën dyshimin për probleme në muskul.

Chelsea e konfirmoi që Chilwell si pasojë e lëndimit do ta humbasë Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Komunikatën e plotë të Chelseat e gjeni më poshtë.

“Pas lëndimit të pësuar në ndeshjen tonë të fundit kundër Dinamo Zagrebit, Ben i është nënshtruar një skanimi në muskulin e tij.

Rezultatet tregojnë se Beni ka pësuar një dëmtim të rëndë dhe fatkeqësisht mbrojtësi pritet të mungojë në Botëror.

Ben tani do të fillojë një program rehabilitimi me departamentin mjekësor të klubit”, shkruante në komunikatën e Chelseat.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat