Guardiola i përgjigjet Ibrës

Futboll

Guardiola i përgjigjet Ibrës

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 14:16
Guardiola i përgjigjet Ibrës

Pep Guardiola i përgjigjet Zlatan Ibrahimovic, i cili tha se trajneri i Manchester City-t ka ego të frikshme, gjë që sipas suedezit mund ta pengojë sulmuesin e “Citizens” të përmirësohet.

“A do ta përmirësojë Guardiola Haaland? Varet nëse do ta lërë të bëhet më i madh se egoja e tij”,-tha suedezi në një intervistë të dhënë së fundmi.

E menjëhershme ishte dhe përgjigja e trajnerit të City-t, i cili tha me ironi se Zlatan ka të drejtë.

“Zlatan ka të drejtë, absolutisht të drejtë. Në këtë klub, në këtë ekip, egoja ime është më e madhe se performanca e çdo lojtari. Nuk më pëlqen as kur Erling shënon tre gola dhe të gjitha pikat kryesore janë për të. Unë jam shumë xheloz! Sinqerisht, kaq xheloz!.

Kështu që i them Erlingut: ‘Të lutem mos shëno më gola tani, përndryshe “The Sun” dhe “Daily Mail” nuk do të shkruajnë asgjë për mua.’ Zlatan më njeh mirë.  Ke të drejtë, egoja ime është e madhe.”-tha Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat