Ish-sulmuesi i Laçit firmos në Kosovë për ekipin e Ilir Dajës

Futboll

Ish-sulmuesi i Laçit firmos në Kosovë për ekipin e Ilir Dajës

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 15:36
Ish-sulmuesi i Laçit f

Ish-sulmuesi i Laçit, sezonin e shkuar, Harmon Van Dejv ka bërë një hap të rëndësishëm teksa së fundmi i është bashkuar kampionëve të Ballkanit në Superligën e Kosovës.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi nga Suhareka nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.

Sulmuesi 27-vjeçar ka firmosur kontratën me Ballkanin e Dajës deri në verën e vitit 2024 duke u bërë në këtë mënyrë përforcimi më i ri. Vlen të theksohet se Van Dejv është gjithashtu edhe pjesë e kombëtares së Liberisë, teksa pritshmëritë për të janë të mëdha.

"Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se sulmuesi Van Dejv Harmon është zyrtarisht pjesë e skuadrës tonë.

Sulmuesi 27-vjeçar ka firmosur kontratën me skuadrën tonë deri në verën e vitit 2024 duke u bërë në këtë mënyrë përforcimi më i ri i skuadrës sonë.

 Klubi i Ballkanit i uron mirëseardhje Harmon dhe shumë suksese me fanellën e klubit tonë.

 Na priftë e mbara Suharekë", njofton FC Ballkani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat