Gazetari italian kërkon punë nga lojtari shqiptar

Futboll

Gazetari italian kërkon punë nga lojtari shqiptar

Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 11:53
Gazetari italian kërkon punë nga lojtari shqiptar

Marko Lombardo ka folur për situatën e Kristjan Asllanit te Interi. I ftuar në “SportItalia“, ai është shprehur se e sheh mesfushorin shqiptar si të turpshëm.

Për këtë arsye është i mendimit se Inzagit i duhet të punojë me 20-vjeçarin gjatë pushimit nga Kupa e Botës.

“Tek Asllani, Inzagi duhet të bëjë një punë të mirë. Unë e shoh djalin si të turpshëm. Kur është në fushë, duket se mendon për notat e mediave.

Për mendimin tim, në ndalesën e pushimit, ku do të kenë kohë, ai do të duhet të punojë pak”, ka thënë Marko Lombardo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat