Dy gola e tre kartonë të kuq

Futboll

Dy gola e tre kartonë të kuq

Më: 7 nëntor 2022 Në ora: 00:08
Dy gola e tre kartonë të kuq

Emocione të mëdha në derbin e zjarrtë të Andaluzisë mes Betis – Sevilla. Dy gola (njëri autogol), shtyllë e traversë, tre kartonë të kuq, pra gjithçka që mund të pritej në këtë përballje të La Ligas.

Montiel i Sevillas u ndëshkua më karton të kuq në minutën e 38-të dhe vetëm 5 minuta më pas erdhi autogoli i Jesus Navasit, që i dha epërsinë Betisit.

Pa u mbyllur pjesa e parë, Fekir u ndëshkua me karton të kuq, episod që ktheu ekuilibrin sa u përkiste forcave në fushë.

Pjesa e dytë nisi ters për Betisin, pasi Inglesias gjithashtu mori ndëshkimin maksimal, duke lënë fushën.

Në superioritet numerik, Sevilla ia doli ta barazonte rezultatin në minutën e 82-të me një supergol të Gudejl. Sevilla e këkroi me çdo kusht fitoren në minutat e mbetura të sfidës, por rezultati nuk ndryshoi më.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat