Zaneti: Do të jetë ndeshje e vështirë

Futboll

Zaneti: Do të jetë ndeshje e vështirë

Më: 7 nëntor 2022 Në ora: 12:49
Zaneti

Sot është hedhur shorteu i raundit të 1/8-ve të Champions League. Në një deklaratë për “Mediaset Infinity” Javier Zaneti foli për përballjen e Interit dhe Portos.

“Do të jenë ndeshje të vështira, e njoh mirë Porton dhe ish-shoku im i skuadrës Konceiçao po bën një punë të shkëlqyer. Është gjithmonë një ndeshje e Champions League dhe ne duhet të kemi respektin maksimal për kundërshtarët tanë”, u shpreh ai.

Dallimi midis performancës në Champions dhe kampionatit: “Duhet të punojmë dhe të përmirësohemi. Grupi dha përgjigje të rëndësishme dhe tani duhet të bëjmë mirë deri në pushimin e kampionatit. Më pas, kur të rifillojmë pas Kupës së Botës, do të duhet të gjejmë ekuilibër dhe vazhdimësi. Na vjen keq për humbjen e djeshme, në pjesën e parë mund të kishim mbyllur epërsinë, por ky është futbolli dhe ata shënuan në rastin e parë. Ne e presim me padurim këtë përballje.

Rinovimi i Skriniar është afër : “Ne po flasim dhe janë të gjitha kushtet për të ecur përpara së bashku”, përfundoi Zaneti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat