Xavi: Osasuna “provim” i vështirë

Futboll

Xavi: Osasuna “provim” i vështirë

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 13:46
Xavi

Katër fitore radhazi dhe vendi i parë në kampionat.

Barcelona po merr frytet e punës, ndërsa sot, katalanasit do të luajnë ndeshjen e fundit të kampionatit përpara ndërprerjes për shkak të Botërorit.

Barcelona udhëton në transfertën e Pamplona-s, në duelin ndaj Osasuna-s, ndaj një kundërshtari që gjithashtu po bën mirë, me 4 ndeshje pa humbje, 3 fitore dhe 1 barazim.

Xavi shpreson te rezultati pozitiv dhe të mbyll këtë pjesë të sezonit si lider, por tregon se kundërshtari është shumë i vështirë.

“Na pret një ndeshje delikate. Kemi përballë një rival shumë intensiv, një ekip që po kalon një sezon të mrekullueshëm me një trajner fantastik, i cili është duke punuar shumë mirë.

  Ata janë në formë dhe në shtëpi janë shumë të fortë, kanë marrë shumë pikë këtu. E dimë se do të jetë një ndeshje e vështirë, por edhe ne jemi në formë të mirë dhe duam të marrim tre pikët para pushimit. Duhet të shfrytëzojmë gjithçka dhe unë kam besim te skuadra.

Mund të them se kemi bërë mirë, por sonte do të jetë një test i rëndësishëm” – tha Xavi Hernandez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat